Nesër shkarkohet drejtoresha e doganave, shkruan Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes burime të tij digjitale ka deklaruar se nëser do të shkarkohet Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, e cila erdhi në këtë post pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit. Dëshimet me të ardhurat në dogana është një nga arsyet e shumtë të shkarkimit të saj, sipas ish-kryeministrit Berisha.

“Doktor Berisha pershendetje. Deshiroj te jeni sa me mire.

Neser ne oren 11.00 Edi Rama do te perserise viziten e tij ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave. Priten te papritura, ndoshta edhe shkarkimi i drejtoreshes aktuale, pasi plani ne dogana nuk po i afrohet as 80%.

Kryeministri i vendit, i pari dhe i vetmi ne llojin e tij, deshtoi ne realizimin e te ardhurave edhe me “shpikjen e tij te fundit” ngritjen e shtabit te punes, sic e ka etiketuar ai drejtimin e doganave nga grupi Arben Ahmetaj dhe Brizida Shehaj. Ministri kukull Cani eshte zevendesuar defacto qe ne nentor te vitit 2015, kur komanden e doganave e mori Ahmetaj dhe Shehaj me krijimin e paligjshem te ketij shtabi pune. Drejtoresha aktuale e doganave vetem formalisht eshte drejtore, pasi cdo dite drejtoret e deleguar!!! te drejtorive ne DPDoganave mblidhen nga Ahmetaj dhe Brizida. Afati i dhene nga Rama per realizimin e planit eshte shkurt 2016, por sic duket, me emerimet e reja ne krye te departamentit operativ dhe antikontrabandes te 2 policeve nga ministria e rendit, kryeministrit i eshte dukur i gjate ky afat. Neser priten surprizat e rradhes. Ndoshta shkarkon drejtoreshen formale, ndoshta gjithe punonjesit e DPDoganave. Askush nukdi asgje. Rama eshte i papergjegjshem. Gjithshka mund te ndodhe. Me respekt Arben Bajraktari.”

SHKARKO APP