Nesër votimi në Kuvend për Berishën, Shabani: Ikja e tij është bekim për PD dhe Shqipërinë

Kreu i Nismës ”Thurje”, Endri Shabani thotë se ndëshkimi i Berishës nga drejtësia tregon sipas tij se Shqipëria po çlirohet. AI thotë se ikja e Berishës bekim për PD dhe Shqipërinë.

“Që në 90 këta njerëz kanë marrë gjëra që nuk u takojnë. Kanë zaptuar një subjekt politik. Sali Berisha nuk është i vetmi. Në 30 vjet kanë marrë prona që nuk u takojnë dhe sot duhet të na kthejnë ato gjëra që nuk u takojnë”, tha ai.

Kurse protestën e thirrur nesër nga Berisha ndërsa pritet që Kuvendi të votojë për heqjen e imunitetit të tij, Shabani e shikon si përpjekjen e fundit të një njeriu që nuk pranon fatin e vetë.

”Berisha, Rama kanë takuar presidentë amerikanë që kanë ardhur dhe kanë ikur presidentë francezë të vendeve të tjera. Ata vijnë dhe ikin këta kanë qëndruar aty. Këta nuk kanë ndërtuar një vend demokratik. Berisha jo vetëm që vrau njerëz në 21 janar por doli e tha unë i urdhërova sikur të ishte lideri i një tribuje. I njëjti njeri sot vazhdon të sillet njësoj sikur nuk njeh drejtësi prokurori”,-tha në Report Tv”.

SHKARKO APP