Nesër zgjidhen dosjet e SPAK

Prokurori Edvin Kondili së bashku me tre kolegë të tjerë të prokurorisë së Krimeve të Rënda që do të shkrihet, nuk do ti lërë zyrat si kolegët e tjerë të krimeve të rënda. Ndryshe nga Kondili, që është njëri nga prokurorët e ardhshëm të SPAK, së paku 10 prokurorë të tjerë të krimeve të rënda nëse e kalojnë Vetting-un, do t’u thonë lamtumirë këtyre ambienteve dhe do presin emërimin në prokurori të zakonshme. Për ata që nuk do jenë më prokurorë të krimeve të rënda edhe intensiteti i hetimeve nuk është më i njëjtë.

Nga një evidentim që po ju bëhet dosjeve me qëllim për të kuptuar se sa prej tyre do i kalojnë SPAK, llogaritet që 1500 procedime penale janë nën hetim nga prokurorët e krimeve të rënda. Prej të cilave kryesojnë 900 hetime pasurore.

SPAK që shpresohet të hetoje korrupsionin në nivele të larta, deri më tani ka tetë emra prokurorësh ndërsa pragu minimal duhet të jetë me dhjetë. Katër të tjerë presin vettingun ndërsa njëri prej tyre u shkarkua. Këshilli i Prokurorisë ka deklaruar shpesh gjatë këtij viti afate për ngritjen e SPAK dhe së fundmi ka lënë si cak kohor muajin nëntor. Nga ana tjetër amerikanët vazhdojnë në këmbënguljen dhe mbështetjen ku edhe në takime për institucionet e tjera fjala SPAK është kryefjalë e tyre.

Presin Vetting-un

Anton Martini
Elizabeta Ymeraj
Doloreza Musabelliu
Anita Jella

Kanë kaluar Vetting-un

Altin Dumani
Arben Kraja
Enkelejda Millonai
Klodian Braho
Edvin Kondili
Ened Nakuci
Elida Kackini
Begar Dibra

SHKARKO APP