Nesho: Çfarë tha producenti i FOX News për Shqipërinë
Diplomati Agim Nesho i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, citoi një thënie të producentit të tv amerikan Fox News, sipas të cilit, qeveria e drejtuar nga Edi Rama e nisi me bunker-art dhe përfundoi në bunker-shtet.
Pjesë nga debati:
Nesho: Shtetet e Bashkuara të Amerikës të japin Parlamentin të rrethuar me tel. Pse ata nuk e dinë çfarë është? Në shekullin e 21 që jeni bërë gjithë ushtarë dhe lejoni që në Shqipëri të instalohet një regjim putinist. Vetëm bëni zhurmuesin. E keni zhveshur nga identiteti edhe Partinë Socialiste. Vetë producenti i Fox News, amerikano-shqiptar tha; e nisët me bunker-art dhe përfunduat me bunker-shtet. Dmth koncepti i një amerikani.
KOHA JONË SONDAZH

