Nesho: Dronët kamikazë në Shqipëri janë pjesë ”e lojës” së Erdoganit, rrethoi kështu edhe Serbinë

Ish-ambasadori Agim Nesho ka analizuar vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe dhurata si dronët kamikaze. Duke komentuar këtë të fundit, Nesho tha se kjo “është pjesë e lojës së Erdogan”. Ai tha se Erdogan i ka dhuruar dronë kamikaze edhe Bosnjës edhe Kosovën, ndaj shtypi ndërkombëtar sot shkruante se Serbia është e rrethuar me dronë kamikazë nga Turqia.

”Është pjesë e skenarit. Se kjo që ndodhi sot është shumë e rëndë për Ramën. Mendoni që jo më shumë se dy javë më parë, zoti Rama bënte thirrje, tregohej pro-izraelit, vajti dhe lexoi biblën e tyre me qeleshe në kokë, mori medaljen e nderit si mbrojtësi i hebrenjve në botë dhe tani arrin ën një politik 180 gradë kundër. Kjo tregon mos seriozitet. Tregon që ky njeri për të mbajtur pushtetin e tij mund të bëjë gjithçka. Së dyti tregon se ky njeri ka një ndërvarësi të fshehtë nga Erdogan.

Për mendimin tim dronët janë pjesë e kësaj loje. Turqit së pari hapin industrinë ushtarake në Shqipëri që është një fitore dhe mendohet se rritja e tregtisë mes dy vendeve do sjellë edhe investime direkte, ku janë 600 kompani turke që do të vijnë në Shqipëri mbi 15 mijë punonjës turq dhe shqiptar që do futen në vende pune. Prandaj është pjesë e marketingut. Këto dronet kamikazë i dha edhe Bosnjës, me lementin gjeopolitik të mesazhit se Erdogani i dha gjithë botës sepse i dha Bosnjës, i dha Kosovës e sot i dha Shqipërisë dhe sot shtypi ndërkombëtar shkruante se Serbia është e rrethuar nga dronet”,-tha Agim Nesho për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP