Nesho: Fakti që Nikoliç s’e pret Ramën, tregon që nacionalizmi është latent

Demi e konsideroi vizitën të veçantë për politikën dhe diplomacinë, ndërsa diplomati shtoi se “është mirë që ta konsiderojmë vizitën në këtë mënyrë,megjithëse i është dhënë një dimension shumë i madh. Historia ka të bëjë me faktin se kemi për herë të parë një takim pas 65 vjetësh të këtij niveli, por historia përcaktohet jo vetëm nga forma, por edhe përmbajtja. Po të shikosh këtë vizitë – me këtë rast i urojmë një vizitë të sukseshme Kryeministrit dhe delegacionit që e shoqëron atë në Serbi – është një moment që çdo vizitë prodhon gjëra pozitive; kontaktet më të vazhdueshme, zgjidh problemet e zhvillimin rajonal, atë që dyja vendet kanë të përbashkët, integrimin europian.”

Demi ka kërkuar gjykimin e Neshos edhe për një fakt të vizitës, që Ramën nuk e pret as Presidenti serb dhe as kryetari i Parlamentit, ç’ka tregon se marrëdhëniet nuk janë të mira. Lidhur me këtë diplomati tha: “Sigurisht, po u pa që në fillim. Nëse kjo ngjarje mori këto përmasa, mori që nga ngjarjet e 14 tetorit, që incidentet në një stadium futbolli mund të ndezin flakët e një nacionalizmi, i cili është akoma latent, ekziston dhe nëse provokohet, krijon probleme në Ballkan. Kjo është çështja kryesore. Sepse vizita do të kishte përmasa historike nëse Kryeministri i Kosovës apo Presidentja bënte vizitën e parë në Beograd, ashtu siç kishin vizita historike kur Tadiçi vizitoi Kroacinë apo anasjelltas apo udhëheqës, që gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, kanë jetuar faza kur ka patur konflikte të armatosura, genocid, pastrim etnik i kërkojnë njeri – tjetrit falje dhe hyjnë në një fazë të re.”

SHKARKO APP