Nesho: Izraeli kërkon të mbrojë qytetarët e tij, Irani është sponsor i hapur i terrorizmit
Përplasja mes Izraelit dhe Iranit vijon me tensione gjithnjë e më të larta në rajon dhe përtej. Diplomati i karrierës Agim Nesho, thotë se Irani është një sponsor i hapur i terrorizmit dhe përbën një kërcënim serioz për stabilitetin ndërkombëtar.
”Izraeli këkon të mbrojë popullsinë e tij deri në fund. U mor me Hamasin, Hezbollahun, Huthit dhe tani i kishte ngelur vetëm Irani. Irani është me një regjim të egër. Është regjim që nuk pranon bashkë-ekzistencën me kombet e tjera, Teherani i ka shpallur luftë SHBA-së dhe Izraelit.
Izraeli nuk i bënte dot sulmet pa informuar Amerikën. Konflikti ishte i beftë, por jo i papritur. Irani ka dashur të sulmojë me raketa edhe Shqipërinë, për të sulmuar opozitën iraniane në vendin tonë.
Shqipëria është në fokus, por tani ka kaluar, kjo është përplasje direkte Iran-Izrael që është e rëndësishme për të dyja vendet. Izraeli goditi infrastrukturën ushtarake të Iranit. Irani gjithmonë ka sponsorizuar terrorizmin. Irani jo vetëm ka kundërshtuar, por edhe ka vrarë amerikanë. Amerikës i kërkohet bomba që mund të shkatërrojë centralin bërthamor’‘,-tha në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

