Nesho: Rasti i Berishës, politik, goditja e korrupsionit fillon nga kapja e shtetit

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, diplomati Agim Nesho u shpreh se  Berisha në pushtet ka pasur disa eksese, por në vend që të ndalohej është përkrahur nga partnerët tanë.

Nesho: Berisha në pushtet ka pasur disa eksese, por në vend që të ndalohej është përkrahur nga partnerët tanë. Tani goditet pas 8 vitesh kur ka mbyllur veprimtarinë e tij. Unë mendoj se ka një goditje politike ndaj tij. Nëse luftohet korrupsioni që është diçka e dukshme, duhet të kishte një transparencë të plotë.

Ne jemi vendi më pro amerikanë në gjithë Evropën. Duhej transparencë dhe nëse do të luftosh korrupsionin duhet ta fillosh qysh nga rastet që janë më të dukshme dhe kërcënojnë demokracinë e vendit tonë. Ne kemi kapje të shtetit nga një parti.

SHKARKO APP