Nesho: Të bëhemi të gjithë bashkë në protestën kundër incineratorëve
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho thotë se manipulimet dhe shpërdorimet fondeve publike janë shumë të mëdha. Teksa tha se Partia e Lirisë ka në fokus aferën e incineratorëve që është afera e shekullit, Neshoi ftoi qytetarët të bashkohen në protestat e frontit demokratik.
”Meta ka ftuar të gjithë qytetarët sepse fenomeni i plehrave është bërë një fenomen mbytës për të ardhmen dhe perspektivën e fëmijëve të tyre. Ka një koordinim të plotë me PD-në që është i përditshëm ku ne kemi ngritur një platformë anti-korrupsion me 430 milionë euro. Qeveria nuk ka bërë diçka të prekshme dhe ka keqpërdorur paratë e tyre, ku ka ndodhur një vjedhje që nuk është parë në asnjë regjim të egër në Afrikë”.