Nesturi: Në godinën Kryeministrie kanë hyrë personazhe nga më të çuditshmit. Faji edhe i opozitës

Analisti Plator Nesturi teksa komentoi investigimin e Rai 3 për lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin, tha se nga ajo zyrë kryeministrore ka pasur takime nga personazhe nga më të çuditshmit nga kryeministra të ndryshëm. Për të faji nuk është vetëm i qeverisë, por edhe i opozitës.

“Kemi një sërë çështjesh, që me reformën në drejtësi, burgosjen dhe arrestimet sa i përket mazhorancës, ky është një argument për faktin që qytetarët shqiptarë e kanë të qartë se kjo klasë politike që është në krye i ka mbaruar data e skadencës.

Duket se deri tani kemi qenë në faktin e një opozite të çorganizuar, por kjo nuk është se i bënë mirë demokracisë. Gjithçka ka lidhje, hap pas hapi. Nuk mund të bëjë një pjesë faktor dhe një pjesë jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë çështje e një demokracie shumë të deformuar në këto 30 vite. Nëse flasim për çështje takimesh në zyrën e Kryeministrit. Nga ajo zyrë kryeministrore ka pasur takime nga personazhe nga më të çuditshmit nga kryeministra të ndryshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu marrin parasysh që me Fazlic. Problematika që ka sot shteti shqiptar është e njëjtë me të gjitha proceset që kanë ndodhur në të gjitha shtetet e lindjes. Por çfarë duhet të bëjmë pas këtij episodi të Rai 3? “Përgjegjësit janë shumë të qarta. Kemi një SPAK që ka të drejtë për të hapur një hetim”, u shpreh Nesturi në ”A2cnn”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?