Netanyahu niset drejt SHBA për t’u takuar me Donald Trump, zbardhen temat e diskutimit mes dy zyrtarëve

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është nisur drejt SHBA-së për të diskutuar “fitoren mbi Hamasin”, Iranin dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe në takimin e tij me presidentin Donald Trump.
Takimi i së martës në Shtëpinë e Bardhë do të jetë i pari i Trump me një udhëheqës të huaj që nga kthimi në detyrë.

Bëhet e ditur se takimi vjen ndërsa ndërmjetësit amerikanë dhe arabë fillojnë punën për ndërmjetësimin e fazës tjetër të një marrëveshjeje për të mbyllur luftën në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga militantët.

Hamasi, i cili ka rikthyer shpejt kontrollin e tij mbi Gazën që prej arritjes së armëpushimit muajin e kaluar, ka thënë se nuk do të lirojë pengjet e planifikuar për t’u liruar në fazën e dytë pa përfundimin e luftës dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Netanyahu, i cili është nën presion në rritje nga partnerët qeverisës të ekstremit të djathtë për të rifilluar luftën pas përfundimit të fazës së parë në fillim të marsit, ka deklaruar se Izraeli është ende i përkushtuar për fitoren mbi Hamasin dhe kthimin e të gjitha pengjeve të kapura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?