Netflix ul çmimin e abonimeve, përfitojnë dhe abonentët në Shqipëri

Netflix, i pranishëm në më shumë se 190 vende, po përballet me rritjen e konkurrencës së rivalëve të streaming.

Gjiganti i streaming, Netflix, ka ulur çmimet në më shumë se 30 vende, për të tërhequr më shumë abonentë. Çmimet janë ulur në Azi, Europë, Amerikën Latine, Afrikën Sub-Sahariane dhe Lindjen e Mesme. Në mesun e vendeve është edhe Shqipëria, teksa çmimi tashmë pritet të jetë më i ulët.

Kjo ndodh në një kohë kur rritja e kostos së jetesës shtyn familjet të kufizojnë shpenzimet dhe Netflix po përballet me konkurrencën e fortë të shërbimeve rivale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur flitet për argëtimin, klientët nuk kanë pasur kurrë kaq shumë zgjedhje” tha një zëdhënës i kompanisë për BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reduktimet do të zbatohen në plane të caktuara tarifore dhe në disa raste, kostot e abonimit përgjysmohen.

Lista e vendeve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?