”Never say never”, rikthimi i tretë i Sali Berishës

“Nuk do dëgjoni nga unë kurrë një fjalim lamtumire sepse nuk do ta shkruaja dot kurrë”, ka thënë para 9 vitesh ish-kryeministri Sali Berisha, kur iku nga Partia Demokratike si kryetar i saj.

Ish-kryeministri vijoi të ishte në grupin parlamentar me zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe 2021, por “non-grata” amerikane ishte shkëndija që ndezi rikthimin e tij në krye të selisë blu për herë të tretë. Për të legjitimuar lëvizjen e liderit historik të demokratëve u deshën zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që treguan mazhorancën brenda PD.

Pas një rrugëtimi me më shumë thinja, por me të njëjtën grintë, Berisha u rikthye me mbi 40 mijë vota në drejtimin e PD dhe mesazhin e parë si kryetar e dha në anglisht. “Never Say Never”, tha në mesazhin e tij përmbyllës. Kurrë mos thuaj kurrë është dhe mesazhi ftues ndaj të rinjve dhe atyre që e shohin me skepticizëm drejtimin e PD prej tij, ndërsa hapjen e partisë e ka më të domosdoshme se kurrë.

SHKARKO APP