New York Times “shuplakë” Kokëdhimës: Efektet e kanabisit terapeutik të paqarta, krijon varësi

Edhe sot në Kuvend, deputeti Koço Kokëdhima përsëriti kërkesën e tij për legalizimin e marijuanës, ku sipas tij kjo duhet të bëhet  K për qëllime mjekësore, pasi kjo gjë ndodh në gjithë botën.

Por gazeta e njohur amerikane "New York Times" ka postuar një video, ku shpjegon efektet e kanabisit për qëllime mjekësore.

Ja shkrimi i gazetës së njohur amerikane:

“Efektet e e paqarta të kanabisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanabis mund të përdoret për qëllime terapeutike, megjtihëse vetëm në pak shtete, pasi në shumicën është i ndaluar. Por efektet e kësaj substance variojnë nga një person te tjetri. Shkencëtarët ngrenë pyetjen nëse përdoruesit mund të bëjnë dallimin midis kanabis sativa që është një drogë që krijon varësi dhe kanabis indica që është një bimë narkotike që mund të përdoret për qëllime terapeutike. Kanabis sativa ka një bimë me fletë të holla ndërsa kanabis indica me fletë të gjera. E para, jep efekte eksituese dhe energjike, ndërsa e dyta jep efekte njësoj si shumë qetësues që përdoren në mjekësi. Kanabis indicia nuk shpërndahet në farmaci me doza të caktuara dhe efekti që jep është i paqartë. Hulumtimet mbi kanabisin mjekësor janë ende në fillime, pasi ligjet amerikane e kanë kufizuar së tepërmi studimin mbi efektet e tij. Shkencëtarët thonë se efekti i kanabisit pavarësisht llojit të tij, krijon varësi të madhe nga përdoruesit”. 

SHKARKO APP