Next to Vala Mar Premium, destinacioni juaj në Adriatik

Zbuloni vendin ideal për të jetuar, pushuar dhe investuar të sigurt

Vetëm 40 minuta larg kryeqytetit, në zonën e Hamallaj, buzë detit Adriatik, në një kombinim perfekt mes qetësisë së natyrës dhe komoditetit, ndodhet një destinacion që të sjell ndërmend një oaz paqeje e qetësie. Në Next to Vala Mar Premium, natyra ndërthuret në mënyrë harmonike me arkitekturën e projektit, duke krijuar ambientin ideal për t’u arratisur fundjavave dhe jo vetëm. Ky destinacion është lehtësisht i aksesueshëm nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza me një distancë 40 minuta, nga Kosova me një distancë më pak se 3 orë si dhe fare pranë disa prej atraksioneve më të njohura të zonës siç është Kepi i Rodonit, ku ndodhet Kalaja e Skënderbeut dhe Kisha e Mamicës.

Tërheqës për vizitorë e investitorë vendas e të huaj, Next to Vala Mar Premium është një projekt që ofron një mori shërbimesh premium. Vilat twin dhe apartamentet janë projektuar në harmoni të plotë me natyrën, aq sa duken si pjesë e saj. Ato ofrojnë të gjitha kushtet për një jetesë ideale, siguri 24 orë, komoditet dhe relaks, ambient të qetë dhe perfekt për të gjithë familjen.

Përtej rezidencave, projekti ka edhe një zonë të gjerë argëtimi, me bare, restorante, hotele, butikë e supermarket, të gjitha të vendosura në zonën e quajtur “Citadella”, vendi ideal për të plotësuar më së miri ditët dhe për të ofruar relaksin e dëshiruar.

Pjesë e Next to Vala Mar Premium është edhe marina, një hapësirë lundrimi me vende ankorimi për jahte, skafe e varka, e cila do të shërbejë për banorët e kompleksit dhe më gjerë.

Jo vetëm pozicionimi ideal por edhe klima e ngrohtë me 300 ditë diell në vit mundësojnë një turizëm gjatë gjithë vitit dhe e bëjnë këtë projekt ideal për të jetuar, pushuar apo investuar. Next to Vala Mar Premium është tashmë destinacioni i të gjithëve në Adriatik dhe një mundësi shumë e mirë investimi në bregdetin shqiptar e cila përkthehet në fitime të konsiderueshme.

 

SHKARKO APP