Nga 1 janari 2016, Karta e Shëndetit bëhet me 1-vjeçare

 

Nëse jeni i punësuar, nuk është e nevojshme të paraqiteni çdo 6-muaj për rinovimin e kartës së shëndetit, por ky afat është 1 vit.

Më konkretisht, në baze të udhëzimit nr. 15, date 10.12.2015 “Për një ndryshim në udhezimin nr.33, dt 26.12.2014 “Për kartën e Shëndetit” janë bërë këto ndryshime:

Afati i kategorisë përfituese “I punësuar” bëhet: 1 vit nga data e lëshimit.
Afati i kategorisë përfituese “I sëmurë me Ca” bëhet: Pa afat
Afati i kategorise përfituese “Invalid i plotë” bëhet: Nga data e lëshimit të kartës deri në afatin e vërtetimit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e kartës së shëndetit dhe jo me të librezes së vjetër shëndetësore. Për të siguruarit që paraqiten me kartë shëndeti recetat me rimbursim do të ekzekutohen me paraqitjen e kartes se shendetit.

Duke filluar nga data 1 Janar 2016, karta e shëndetit është dokument i vetëm që verteton se personi është i siguruar në skemën e sigurimeve shëndetësore. Vlefshmëria e librezave të shëndetit në qarkullim përfundon më 31 Dhjetor 2015.

SHKARKO APP