Nga 1 janari rritje e trajtimit financiar për 6 mijë efektivë të FA

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Ky vendim do t’i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shkruan se me këtë vendim hidhet një hap i rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve shqiptarë. ”Me botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit për rritjen e trajtimit financiar për rreth 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, hedhim një hap të rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve tanë krahasuar me vendet e rajonit. Duke filluar nga 1 janari 2025 edhe 2500 efektivë të tjerë e marrin këtë shtesë për herë të parë”, shkruan Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?