Nga 1 qershori, gjoba për qytetarët dhe bizneset nëse përdorin qese plastike
Edhe pse prej vitesh flitet, duket se nga 1 qershori do të ndalohet përdorimi i të gjitha qeseve plastike në vend.
Qeveria ka sjellë për shqyrtim në Parlament disa ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, që synojnë të heqin nga qarkullimi të gjitha format e plastikës mbajtëse, duke vendosur ndëshkim me gjobë nga 1 milion deri në 1,5 milionë lekë për prodhuesit apo importuesit e tyre.
Për deputetin Agron Duka, nisma është pozitive, por duhet rishikuar masa e parashikuar e gjobës për përdoruesit e këtyre qeseve.