Nga 1 qershori jo më qese plastike, Kumbaro: Sfidë zbatimi nga qytetarët

Parlamenti i Shqipërisë votoi dje ligjin që parashikon penalitetet për bizneset që do të vijojnë të përdorin qeset plastike që nga 1 qershori, por jo për qytetarët. Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, thotë se është në një sfidë që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve që nuk duhet të përdorim më këto qese të pareciklueshme, të cilat kthehen në dëm për shëndetin tonë.

”Pas gjashtë muajve u arrit votimi me sukses në Parlament me 80 vota pro, unë mendoj se kjo ishte pjesa më e lehtë, pjesa më e vështirë është tashmë sfida për zbatim në terren.

Kemi dy muaj kohë për të intensifikuar komunikimin tonë më publikun dhe për ta bërë të qartë se nuk do te lejohet tregtimi, prodhimi dhe importimi i qeseve plastike njëpërdorimshme, qese nën 70 mikron, kurse mbi këtë sasi dhe 10 kg e sipër, janë qese shumëpërdorimshme dhe nuk hiqen nga përdorimi.

Qesja është ndotësi më i madh i ujit dhe tokës, dhe sondazhet kanë treguar se ato përpunojnë në ujëra, lumenj e dete, dhe përmes ujit e tokës futen në zinxhirin tonë ushqimor, gëlltiten nga gjallesa të ndryshme të cilat na rikthehen neve në pjatë”.

SHKARKO APP