Nga 1 shkurti patentat ndërkombëtare do bëhen 3-vjeçare
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka vendosur që nga data 1 shkurt 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes.
Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare. Gjithashtu, ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare.
Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.


KOHA JONË SONDAZH

