Nga 6 dhjetori nisin aplikimet për kreditë e buta, kriteret dhe kategoritë që përfitojnë

Nga e hëna e 6 dhjetorit, në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit do të nisë aplikimi për programin e kredisë së butë, proces që do të zgjasë 1 muaj.

300 familje apo individë në Tiranë do të përfitojnë nga ky program, i cili ua lehtëson çifteve të reja blerjen e një shtëpie.

Drejtoresha e Përgjitshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Anisa Subashi, tha se këtë vit, përparësi do të kenë nënat kryefamiljare, çiftet e reja, si dhe komuniteti rom dhe egjiptian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Subashit, procedura e aplikimit është e thjeshtë, ndërsa sqaroi se cilat janë kriteret për të përfituar kredinë e butë. Po ashtu ajo shtoi se qytetarët do ta marrin kredinë e butë në varësi të strukturës së familjes, me një interes 3% të pandryshueshëm gjatë gjithë periudhës dhe e përfitojnë për 3 deri në 35 vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?