Nga 6 gushti kufiri me Greqinë i hapur nga ora 06:00 deri në 22:00, tamponët shkaktojnë radhë
Mbrëmja e 6 gushtit shënoi mbylljen e kufirit me Greqinë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, si pjesë e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19.
Kufiri do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 06:00-22:00 dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar në Pikën Kufitare të Kakavijës me qindra shtetas dhe makina.
Konkretisht 500 shtetas kanë hyrë në territorin e Shqipërisë dhe 400 kanë dalë deri tani përmes Kakavijës.
Gjithashtu kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike 300 automjeteve dhe kanë dalë 250 automjete prej orës 06:00 ku nisi sërish lëvizja dhe u hap kufijtë.
Në kufi është krijuar radhë mjetesh pasi pala greke punon me dy sportele, me ritme të ngadalta dhe të gjithë qytetarët që hyjnë u bëhet tamponi.
Aktualisht pala greke punon me një grup pune epidemiologësh për marrje të tamponin për COVID-19 dhe kjo ka shkaktuar edhe radhë në kufi.
Rezultati i tamponi i dërgohet me postë në adresën që deklarojnë në kufi se ku do të qëndrojnë dhe kushdo që hyn pas 16 gushtit do të jetë i detyruar të karantinohet për 7 ditë.
Mbyllja e kufirit në Kakavijë në mbrëmje do të jetë në fuqi deri në një urdhër të dytë nga autoritete greke.
Ndërkohë, kufijtë do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 06:00-22:00 ku do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.