Nga abuzimet, provimet e maturës tek zgjedhjet në universitete/Shahini: Viti i ri shkollor vijon online

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për mediat foli për shumë tema të rëndësishme, duke filluar nga rindërtimi i shkollave të dëmtuara për shkak të tërmetit dhe duke vijuar me pandeminë e Covid-19. “21 mijë nxënës janë zhvendosur nga shkollët e tyre në shkolla të tjera dhe kjo ka paraqitur vështirësitë e veta kur ka filluar pandemia, që na detyroi të marrim masat. Kur filloi hapja ishte shumë e vështirë të kthenim nxënësit në shkolla. Brakstisja e shkollës është ulur shumë në 10 vitet e fundit sepse çdo i ri dhe e re meriton të ketë qasje në arsim. Projekti i dytë shumë i kushtueshëm është pakti për universitetin. Mbi 90% e studentëve përfitojnë nga ky pakt, ndërsa përsa i përket bursave përfuitojnë studentët ekselentë”.

Shahini foli për mësimin online të zhvilluar për shkak të pandemisë ku në përgjithësi e cilësoi si të suksesshëm. ”1.2 milionë video, selfie-video, që ia kanë dërguar mësuesit nxënësve të tyre. 9400 nxënës nuk kanë marrë pjesë në mësimin online fillimisht, por me një donacion 5000 nxënës u gjet zgjiedhja. Fokusi në shtator kur të kthehemi në shkolla është që të sheshojmë problemet për këta nxënës. Ne vendosëm mos ta përsërisim vitin për të gjithë nxënësit. Në mars u mbyllën 60-70% të leskioneve dhe e pamë të arsyeshme që mos ta përsërisim vitin. Përsëritja nuk është dënim, por është domsosdshëmri”.

Nga ana tjetër, Shahini tha se kur të filloi viti i ri shkollor me shumë mundësi mësimi nuk do të nisë si zakonisht. Gjasat janë që një pjesë e nxënësve do ta bëjnë mësimin sërish online. Ministrja sqaroi edhe protestat e maturantëve, të cilat sipas saj kanë qenë të nxituara politikisht, pasi sidomos niveli i provimit të Gjuhë-Letërsisë ishte shumë i lartë. ”Rezultat që tashmë kanë dalë për të gjithë lëndët tregojnë se ka shumë më shumë nxënës që kanë marrë nota të mira dhe nuk kanë mbetur. Këtu nuk ka më dilema. Do marrim masat ndaj personave që publikuan testet para provimit edhe pse nuk ka patur mundësi kopjimi. Ata që kanë ardhur me telefona do presin një vit për testet e maturës. Do ketë penalizme për mësuesit e gjimanazeve të cilët maturantët marrin 4 nota më pak në provimin e maturës se nota mesatare gjatë viteve. Deri vjet ka patur dy raunde për maturantët që të rregjistrohen në universitete, por ka patur edhe një raund jo formal pasi janë mbyllur këto dy. Tani do të bëhen fomrale të tre raundet”.

Për polemikat e datës së zgjedhjeve në universitete, që u përzgjodh 30 korrriku, Shahini sqaroi “Roli i ministrit në zgjedhjet e datave është plotësisht nominal. Më pas për zgjedhjet e tjera janë universitet. Kam menduar që të jetë e njëjta ditë për të gjithë universitetet. U shtynë datat në fillim për shkak të pandemisë dhe mbeti deri këtu sepse rektorët ishin të paqartë. Dy javët e fundit kam patur shumë takime. Ne i shqyrtuam të gjithë datat e mundshme, vjeshta po duket e paqartë, kështu që u pa e arsyshme të zhvillohen më 30 korrik. Me urdhrin e parë që kemi nxjerr në janar kemi kërkuar që të bëhet kontrrolli antiplagjatur për diplomat”. Për rastin e përdhunimit të një 15-vjeçarje nga roja i shkollës ministria mohoi që institucioni që drejton të ketë pasur dijeni më herët. “Ministria nuk ka qenë në dijheni. Kam thënë disa herë për raste individuale nuk është mirë të diskutoni dhe raportoni sepse riktivimizoni të miturit. Çfarëdo indikacioni që është marrë nga drejtoi i shkollës janë marrë masat më të rrepta pa pritur hetimet. Rojet e shkollës janë punësim i bashkisë. Në raste të tilla bashkia tërheq rojen me kërkesë të drejtorit të shkollës. Nuk ka patur kurrfarë raportimi për këtë rast. Një drejtor që shkarkohet se nuk e ka kryer punën do i japë përgjigjje kësaj”.

SHKARKO APP