Nga Ardi Veliu te kreu i Gardës, këtë javë në “sitën” e vetting-ut zyrtarët më të lartë të Policisë
Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të shqyrtojë këtë javë zyrtarët me gradat më të larta në Policinë e Shtetit, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se më 5 shkurt para komisionit të jashtëm të vlerësimit do të dalë Gledis Nano drejtor i antiterrorit. Po në këtë datë në sitën e vettingut do të dalë edhe komandanti i Gardës së Republikës Gramoz Sako.
Në vetting do të kalojë më 6 shkurt edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu. Ndërsa në datën 7 do të kalojë Artan Shkëmbi drejtori i drejtorisë qendrore hetimore. Artan Shkëmbi është një prej 40 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.