Nga arresti ndërkombëtar tek azili politik, në kërkim të Ahmetajt
Personazhi më i komentuar në vend, Arben Ahmetaj thotë se letrat e vërteta do të dalin, por rrëfen edhe se ka marrë kërcënime. Deputeti që tashmë nuk ka imunitet, është rasti i vetëm që një deputet për të cilin u kërkua arrestimi nuk ndodhet në Shqipëri. Pas autorizimit të Kuvendit, kërkesa dërgohet në Gjykatën e Posaçme për lejimin e masës së sigurimit dhe menjëherë prokurori nxjerr urdhrin e ekzekutimit të cilin ja dorëzon policisë.
Avokati tha sot se Ahmetaj është në Angli tek vajza e tij, dhe atëherë prokuroria nuk të veprojë me urdhrin e arrestit ndërkombëtar. Diçka e tillë bëhet vetëm në rastet kur vendndodhja e personit të kërkuar nuk dihet. Por nëse ka informacione mbi vendndodhjen e ish/zv kryeministrit, atëherë ka një tjetër procedurë e cila është më e thjeshtë, por rol të rëndësishëm ka dhe vullneti politik pasi përfshihet ministria e drejtësisë apo dhe konsullatat.
SPAK e akuzon ish-ministrin e Ekonomisë për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsionit si dhe pastrim parash. Ndonëse pa imunitet për të njëjtën dosje në kërkim ndërkombëtar u shpallën dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.