Nga Brryli deri në Shkozë, Bashkia nis punën për rehabilitimin e rrugës përgjatë Lanës

Të gjithë banorët e zonës së Brrylit në kryeqytet, tashmë do të kenë trotuare të rehabilituara në urën që lidh dy akset përkrah lumit Lana.

Falë punës së Bashkisë Tiranë, trotuari në urën tek Brryli i është nënshtruar rikonstruksionit, për t’i ofruar këmbësorëve një hapësirë më të përshtatshme dhe të sigurt.

“Ka shumë punë për të bërë në Tiranë?‍♂. I kemi marrë një nga një, që t’i bëjmë një herë e mirë?. Ura tek? Brryli kishte nevojë për? trotuar, kështu?‍♂ ekipi punoi që këmbësorët?‍♀ të kenë kënaqësi të shfrytëzojnë çdo hapësirë të qytetit.❤”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë – DPN2, përmes një postimi në “Facebook”, duke përcjellë edhe foto nga puna në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e gjithë zonës përgjatë lumit të Lanës, nga Brryli deri në Shkozë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?