Nga burgu Salianji i përgjigjet Peleshit: Pse nuk hetohesh që helmove qytetarët me kimikate?

Ervin Salianji nga burgu i Fierit ku po vuan dënimin e marrë, i është përgjigjur qëndrimeve që ka mbajtur Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar i PS-së. Sipas Salianjit, ai është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësisë. ”Kur Rama e flaku si ministër ju hapën disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte ministër Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët”.

Reagimi i Ervin Salianjit ndaj deklaratës së Niko Peleshit, nga kabina telefonike e burgut të Fierit dhënë avokatit

Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave! Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat. Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë. Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar! I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapën disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte ministër Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët.

Publiku do të dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda ditës për në Itali?

Nëse thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirisë dhe marrjen e mandatit të qytetarëve, por ta harrojnë se kjo do të ndalë të vërtetat. E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit, i doli per zot denimit, duke i dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall. E vërteta vonon por nuk harron.

SHKARKO APP