”Nga dashuria iu errën sytë”: Edhe sa vajza do vdesin akoma?
Paraditen e djeshme një krim me në qendër ”pasionin” tronditi jo vetëm Tiranën, por të gjithë Shqipërinë. Xhafer Mata ekzekutoi me armë zjarri ish- të dashurën e tij, 19- vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas veten. Ditën e sotme në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” vëllai i autorit e ka treguar disa detaje më tepër nga kjo histori.
”Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria e madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhëtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1-vjeç”.
Këto kanë qenë fjalët që ka thënë vëllai i Xhafer Matës, lidhur me historinë e dy të rinjve. Krimet me në thelb ”pasionin” prej kohësh kanë mbushur faqet e gazetave dhe të portaleve shqiptare.
Më 21 janar të këtj viti i njejti skenar i kobshëm na kaloi para syve. Aldison Beluli derdhi plumba mbi trupin e ish- të dashurës së tij, 21-vjeçares Ariela Murati duke e lënë të vrarë. Ngjarja në atë kohë bëri bujë, deri sa u harrua për t’u përsëritur sërish me po të njetin titull “krim pasioni”.
KOHA JONË SONDAZH

