Nga datat 31 maj-4 qershor, do të kufizohet lëvizja në disa akse rrugore

Nga data 31 maj deri më 4 qershor, disa akse rrugore të vendit do të bllokohen. Kjo për shkak se do të zhvillohet Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë. Policia njofton se në bazë të masave të marra do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier.

Itinerari do të vijojë si më poshtë:

Më datë 31 maj, në rrugën nacionale Tiranë – Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 1 qershor , Korçë – Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 2 qershor, Elbasan – Belsh – Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasani

Më datë 3 qershor, Vlorë – Levan – Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës

Më datë 4 qershor, Gjirokastër – Vlorë – Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?