Nga djegia e makinave të ish-kreut të policisë te trafiku i drogës, si u zbulua banda në Tiranë me dronë dhe agjentë

Zbardhen detaje të reja nga goditja e grupit të trafikut të drogës në Tiranë, ku u arrestuan 12 persona dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se gjithçka ka nisur rreth një vit më parë, ku policia ka marrë një denoncim nga ish-drejtori i Policisë së Beratit, Shkëlqim Kokonozi, për djegien e dy makinave.

Menjëherë grupi hetimor ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes, ku ka identifikuar shtetasit Deivid Shuaipi dhe Arnaldo Çiçaj. Por, policia në grumbullimin e pamjeve filmika, ka zbuluar se këta persona merreshin edhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Për këtë arsye, policia e shtriu hetimin edhe për trafikun e lëndëve narkotike, duke përdorur edhe dronë e vëzhgim në terren me agjentë, prej ku zbulua edhe personat e tjerë të implikuar në trafikun e drogës.

SHKARKO APP