Nga droga e mashtrimi tek grabitjet, arrestohen 8 persona në Tiranë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 26 vjeç dhe I. R., 22 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, nga kontrolli i ushtruar të zonës përreth ku u konstatuan këta dy shtetas shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi, e cila ishte e ndarë me doza, gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit K. M., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetuses.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

I. P., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka tentuar të vjedhë transformatorin e energjisë elektrike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (për arsyje hetimi nuk behën të ditura gjeneralitet e tyre) janë autor të 5 vjedhjesh banesash dhe dyqanesh në Qytetin e Kavajës ;

V. T., 46 vjeç, pasi në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-dashurën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje ;

Q. B., 67 vjeç dhe D. B., 28 vjeç (babë dhe bir), pasi në fshatin Harizaj, Kavajë, kanë goditur me sende të forta I. B., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP