Nga Durrësi shkon për të grabitur bankën në Korçë, kapet në flagrancë

 

Nga Durrësi shkon në Korçë për të grabitur bankën, por bie në pranga në kushtet e flagrancës.

Filiali i një prej bankave të nivelit të dytë në qytetin e Korçës është vënë në shënjestër nga një person, i cili ka pasur si qëllim grabitjen e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur agresori ka tentuar të hyjë në ambjentet e bankës duke thyer xhamin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por atë e ka tradhtuar alarmi i bankës, që vuri në lëvizje forcat e policisë. Këta të fundit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar në flagrancë grabitësin.

Pas arrestimit, policia tha se personi në fjalë është identifikuar si Ismet Lushi, 23 vjeç dhe banues në Manëz të Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?