Nga e enjta kudo me maska/ Brataj: Mbron mbi 50% nga transmetimi i Covid-19

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, thotë se maskat ulin shpërndarjen e infeksionit, pasi na mbron mbi 50% nga transmetimi i Covid-19.

”Kemi thënë se maska është ndër të vetmet masa mbrojtëse që ka efikasitet. Maska ul shpërndarjen e infeksionit. Maska nuk e mbron 100 për qind kuptohet, por është ndër më të mirat. Maska, por edhe distanca sociale dhe higjiena personale. Në restorante dhe bare është vënë kufizimi se tavolinat duhet të jenë gati 2 metra larg”,- tha ai.

Duke shpjeguar se cilat janë maskat më efektive dhe cilat nuk duhen përdorur, Brataj nënvizoi se ”kemi tre tipa maske, që varet sa përqind mbrojnë. Maska ka lindur si rezultat për mbrojtje ndaj mikrobeve. Kolla, teshtima dhe spërklat janë më të rrezikshme në përhapje. Maska na mbron mbi 50%. Maska duhet përdorur brenda dhe jashtë ambienteve shëndetësore. Maskat me filtra specialë janë më efikase”,- shtoi më tej.

SHKARKO APP