Nga e hëna nis shiu.Temperaturat pikiatë, zbresin 11 gradë

 

Po ikën vapa. Duket se kjo është fundjava e fundit me mot të mirë. Dielli do të shoqërojë vendin edhe të dielën, por temperaturat do të fillojnë zbritjen. Nga e hëna mos harroni të merrni çadrat me vete pasi shiu nuk do të ndalet për gjatë gjithë javës. Termometri do të zbresë 11 gradë. Sipas meteorologëve edhe muaji tetor do të vijojë të ketë temperatura deri 28 gradë dhe me reshje shiu, të cilat janë normale për stinën e vjeshtës.

Ministria e Bujqësisë po merr masat në rast të përmbytjeve duke parë sherbimet sinoptike të cilat paralajmërojnë stuhi shiu në gjithë rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?