Nga Endri Fuga te zv/ministrat, Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak: Synojmë 40 vende

Në një deklaratë për mediat, nga selia e Partisë Socialiste, kryetari i PS në Tiranë, Erion Veliaj prezantoi listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Veliaj u shpreh entuziast për emrat që kandidojnë në Tiranë dhe nënvizoi se kjo listë mishëron bashkëpunimin e mirë të Bashkisë së Tiranës me Qeverinë.

Në listë është Endri Fuga, drejtor i komunikimit në Kryeministri. Gjithashtu pjesë e listës është edhe Joleza Koka. Edhe Halit Valteri, ish-deputet i opozitës së re dhe më pas kandidat për deputet nën siglën e PS-së. Aktori Gaz Paja është pjesë e listës së kandidatëve për Këshilla Bashkiak. E ndërsa siç e bëri me dije edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në listë ka edhe shumë zv.ministra si Rovena Kuko, Besart Kadia. Gjithashtu edhe juristi Plarent Ndresa apo ish drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato.

“Është një listë që do të sjellë një energji të re dhe një angazhim të jashtëzakonshëm nga djemtë e vajzat profesionistë, nga ata që kanë një barrë me eksperienca dhe që përfaqësojnë brezin e ri për Bashkinë e Tiranës. Duke qenë se jemi partia më e madhe dhe më serioze në vend, nuk pritëm mesnatën për pazare apo kompromise të fundit. Në këtë listë do të shihni se ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Qeverinë e Edi Ramës. Ka shumë njerëz, sidomos ata që kandidojnë, të cilët e duan Bashkinë e Tiranës me argumentin se mund të rrëzojnë qeverinë. Ne e duam Bashkinë e Tiranës që të bashkëpunojmë me qeverinë dhe prej këtij bashkëpunimi të prodhojmë rezultate në Tiranë, të prodhojmë projekte, që Tiranës t’i shkojnë punët vaj. Të shohësh qeverisjen e një qyteti si instrument për të shkatërruar një qeverisje tjetër është gafa më e rëndë që mund të ndodhë në politikë”, tha Veliaj.

Ai prezantoi edhe fushat nga të cilat vijnë emrat e rinj të Këshillit Bashkiak. “Ne kemi një listë, e cila mishëron, si kurrë më parë, një bashkëpunim të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me Bashkinë e Tiranës qeveri që na u gjend në ditët e vështira. Sigurisht, në ditët e tërmetit e pandemisë dhe që na gjente edhe në projektet e mëdha që ne i bashkëfinancojmë, siç kemi bërë tek Pazari i Ri, siç bëjmë me projektet e Unazës, Piramida, rindërtimi i shkollave dhe një pafundësi projektesh, ku qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës kanë një dakordësi në bashkëfinancim. Kjo është arsyeja pse një pjesë e zëvendësministrave do i kemi në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke filluar me: Romina Kuko, Megi Fino, Julian Hodaj, Endri Hoxha, Hantin Bonati, Vjollca Braho, Besart Kadia, Enio Civici, etj”, nënvizoi Veliaj.

A shtoi se në Këshillin Bashkiak do të jenë edhe një skuadër juristësh, si Plarent Ndreca apo Eridian Salianji, e po ashtu përfaqësues të biznesit, si Luan Bregasi, që vjen nga sipërmarrja. Veliaj shtoi se pjesë e listës, që do të ndihmojë në çështjet ekonomike, është edhe Etleva Bajrami, zv.Dekane e Fakultetit Ekonomik. Po ashtu, në listë ka edhe emra të njohur arkitektësh dhe ekspertë të ruajtjes së trashëgimisë historike, si Ledia Tota apo Adelina Greca.

“Për herë të parë kemi në listë edhe përfaqësues të komunitetit Rom, egjiptian, për të treguar se Tirana nuk është një qytet racist, se nuk i ndan njerëzit në të ardhur dhe në vendalinj. Kemi gjithashtu, edhe listën me moshën më të re, nën 35 vjeç”, u shpreh Veliaj.

Nga komuniteti i artit dhe i sportit, në listë spikat ish futbollisti Redi Jupi, por edhe aktori Gaz Paja. Veliaj tha se mirëpret rikthimin e opozitës në Këshillin Bashkiak. “Rikthimi i opozitës në Këshill Bashkiak më ndihmon mua të parin sepse jam i sigurt se ka plot gjëra që mund të bëhen më mirë, por ndonjëherë marrëdhënia me opozitën nuk ka qenë gjithmonë për të mirën e punës. Në pjesën më të madhe, sidomos 4 vitet e fundit, një pjesë e opozitës është angazhuar të na bllokojë në rrugë, me protesta pa sens, dhe bllokime punimesh si ato te ‘5 Maji’”, tha Veliaj.

LISTA E KANDIDATEVE TE PARTISE SOCIALISTE PER KESHILLIN BASHKIAK TE TIRANES

1. Romina Kuko
2. Aldrin Dalipi
3. Megi Fino
4. Eridian Salianji
5. Etleva Bajrami
6. Endri Fuga
7. Ledia Tota
8. Plarent Ndreca
9. Sonila Qato
10. Luan Bregasi
11. Arta Dollani
12. Genc Hyska
13. Joleza Koka
14. Julian Hodaj
15. Reme Lala
16. Redi Jupi
17. Blerina Doracaj
18. Gaz Paja
19. Silda Anagnosti
20. Endri Hoxha
21. Adelina Greca
22. Hantin Bonati
23. Vjollca Braho
24. Glinxhet Madhi
25. Katerina Marku
26. Aldo Merkoçi
27. Albina Nanaj
28. Enio Civici
29. Xhilda Kito
30. Bes Kadia
31. Maura Linadi
32. Agim Kraja
33. Grejsi Bixhi
34. Halit Valteri
35. Kamela Banushi
36. Rezart Isufi
37. Xheni Hatllari
38. Alfred Muharremi
39. Sara Shameti
40. Sead Kazanxhiu
41. Bora Minga
42. Roy Bashaj
43. Gresa Hoxha
44. Tedi Deraj
45. Elektra Kadriaj
46. Tahir Batalli
47. Rea Kalo
48. Kejdi Jazenxhiu
49. Sindi Tona
50. Endrrit Fetahu
51. Anxhela Bakiasi
52. Hermes Kafenxhiu
53. Fatbardha Sadikaj
54. Savio Dosti
55. Erisa Veliu
56. Samuel Nazeri
57. Romina Zaimi
58. Albi Deliaj
59. Helena Kace
60. Qazim Fucija
61. Kamelisa Selami
62. Emanuel Dosti
63. Olsa Ulqinaku
64. Aldo Aga
65. Arsiva Qefalia
66. Irla Pirra

SHKARKO APP