Nga “fast-food” në klinikë dentare, 2 persona në pranga

Dy persona kanë rënë në pranga, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. M.U, 38 vjeçe, banuese në Kukës dhe H.U, 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

Këta persona e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast-food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?