Nga fotoja me Trump te pasuria e partneres, Këlliçi tregon për çfarë foli në SPAK

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ishte sot në SPAK ku ka qëndruar për rreth 2 orë, ndërsa është marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.

Këlliçi u shpreh për gazetarët se është pyetur për gjithçka nga diploma e shkollës së mesme, te pasuria, madje edhe për foton me Donald Trump.

”Më kanë kërkuar të ruaj sekretin hetimor. Për çdo gjë më kanë pyetur, edhe për foton me Trump, meqë është thënë në media se kam paguar dhjetra mijëra dollarës. Më pyetën për partneren time, megjithëse unë nuk bashkëjetoj me të. Ajo po kujdeset për familjen e saj, por meqë media shkruan se ne jetojmë bashkë, më pyetën edhe për të. Për gjithçka më kanë pyetur”, tha Këlliçi.

SHKARKO APP