Nga FRD te AK, KQZ regjistron edhe 9 subjekte në zgjedhje, eliminon Partinë e Punës
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi për zgjedhjet e 25 prillit edhe 9 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë:
- Partia Shqiptare Atdheu;
- Partia Pajtimit Kombëtar;
- Partia Ligj dhe Drejtësi;
- Partia Fryma e Re Demokratike;
- Partia Qytetare Shqiptare;
- Partia Uniteti Kombëtar;
- Partia Aleanca Kuq e Zi;
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;
- Partia Aleanca Popullore;
- Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;
- Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.
Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së Xhavit Zhuzhit për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar. Gjithashtu, vendosi akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.