Nga grabitja në Kamëz te mbërritja në Golden Resort, si u mor peng Jan Prenga. Veprimet minutë pas minuti

Gazetarja Klodiana Lala raporton detaje të reja lidhur nga rrëmbimi e më pas vrasja e Jan Prengës në Shijak. Referuar dosjes së hetimit, Lala tha se në të janë renditur veprimet në mënyrë kronologjike të grupit kriminal.

Referuar dosjes së hetimit, automjeti tip Range Rover, me të cilin u mor peng 49-vjecari në Kamëz, shfaqet në orën 12:22 minuta e 17 sekonda në zonën e Laknasit. Makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një Bar Kafeje, ndërsa kamerat kanë fiksuar edhe targat e makinës,e cila i përket një këngetareje të njohur. Sipas burimeve, gazetarja Klodiana Lala tha se këngëtarja e ka denoncuar si të vjedhur makinën e saj, më 26 nëntor, ditën kur vendi u godit nga tërmeti shkatërrimtar.

Një orë më vonë, e njëjta makinë shfaqet në fshatin Pjesëz të Shijakut, në një servis makinash në pronësi të shtetasit me inicialet, A.G. Pas servisit, makina e bardhë tip Range Rover, shfaqet të hyjë në ambjentet e Golden Resort. Në këtë moment, është i paqartë nëse Jan Prenga, hyn ende në jetë, apo ka gjetur vdekjen përgjatë rrugës. /BW

SHKARKO APP