Nga Greqia shqiptarët nisen drejt Anglisë

Për shumë vite, afro 30 vite shqiptarët emigronin dhe punonin në Greqi, por trendi vitet e fundit ka ndryshuar. Kemi një eksod të ri drejt Anglisë dhe Europës veriore. Studiuesit vlerësojnë se prirjet e reja migruese kanë ndikim edhe tek shumë zona ndërkufitare shqiptare ku emigrantët nuk po kthehen më nga Greqia në Shqipëri në mënyrë sezonale.

Në Vrisera të Gjirokastrës, një zonë kufitare buzë kufirit me Greqinë, një grusht banorësh janë mbledhur në një dëgjesë publike të Bashkisë së Dropullit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Jeta e banorëve është bërë më e vështirë prej migrimit masiv dhe organizmi i shërbimeve sidomos për moshat e treta është një sfidë për qeveritë vendore.

Në Greqi s’ka ende statistika të qarta për ikjen e shqiptarëve drejt vendeve europiane dhe në Angli, pasi një pjesë e migrantëve shqiptarë të brezit të dytë janë larguar me dokumente apo nënshtetësi greke.

Eda Gemi, një studiuese e njohur e çështjeve të emigracionit shqiptar në Greqi flet mbi këtë dukuri. “Përllogaritet që rreth viteve 2018-2020 rreth 55mijë deri në 60 mijë shqiptarë të brezit të dytë janë larguar drejt Britanisë së madhe kryesisht. Ndërsa për sa u përket emigrantëve grekë të moshave të reja 18-29 është pak a shumë më 400 deri 450 mijë”.

SHKARKO APP