Nga Italia me autobus, bllokohen edhe mbi 100 mijë euro cash në portin e Durrësit

Jo vetëm celularë që tentohej të futeshin kontrabandë në vendin tonë por edhe mbi 100 mijë euro cash janë bllokuar sot në Portin e Durrësit.

Mësohet se në total, Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë bllokuan 545 aparate celulare dhe 110.000 euro cash, në Degën Doganore Durrës.

Sasia e mësipërme vinte nga Italia me një automjet autobus transporti udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë, dhe sasia e celulareve dhe Cash-it nuk ishte deklaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strukturat Doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?