Nga ”kampet e Ferrit” në Shqipëri dhe procesi i rehabilitimit
Kanë dalë nga ”kampet e ferrit”. Fjala është për rreth 40 gra dhe fëmijë shqiptarë të riatdhesuar kryesisht nga kampi i Al-Hol në Siri, dhe që i janë nënshtruar një procesi rehabilitimi, për të qenë pjesë e jetës sociale dhe ekonomike të vendit.
Procesi i rehabilitimit ka përfshirë dhe deradikalizimin e grave. Procesin e riintegrimit të shqiptarëve të kthyer nga lufta në Siri e sheh me optimizëm Sefano Monservisi, kryetar i Fondit Global të Angazhimit të Komunitetit dhe Qëndresës.
“E veçanta e Shqipërisë është se ka një numër të vogël të personave që po trajtohen për tu ri-integruar. janë rreth 40-45 persona, por njëkohësisht mund të themi që Shqipëria është kthyer në model në Ballkanin Perëndimor pasi po e trajton rehabilitimin dhe ri-integrimin në nivel kombëtar, vendor dhe gjithashtu në rrafshin e shoqërisë civile”, tha Stefano Monservisi.