Nga Kardhiq-Delvinë e 2 PPP-të Milot-Balldren e Porti i Jahteve-Orikum/ 4 objektivat në buxhetin 2020
Projektbuxheti i vitit të ardhshëm nuk parashikon projekte madhore për akse të reja rrugore megjithatë ka përfshirë financimin e projekteve të diskutuara apo të nisura që gjatë këtij viti.
Në listën e rezultateve që synohet të arrihen për programin “transporti rrugor” parashikohen ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë,kontrata koncesionare Milot-Balldren e Orikum-Dukat si dhe financimi i rrugës së Arbrit.
Po ashtu, në këtë program parashikohet rritja e numrit të kilometrave rrugore të rehabilituara me qëllim edhe rritjen e sigurisë rrugore.
-Rezultatet që synohet të arrihen për periudhën afatmesme 2020-2022
Programi “Transporti Rrugor”
-Ndërtimi rruga Kardhiq – Delvinë Loti 8 (rishikimi dhe plotësimi i sinjalistikës nga Loti 1 deri në Lotin 7), Subvencioni i Kontratës koncesionare ”Për ndërtimin, permirësimin, shrytëzimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostrades Milot – Morinë “, ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugës Porti i Jahteve – By Pass Orikum -Dukat (Ura e Shën Elizës) si dhe financimi i rrugës së Arbrit plus supervizionin;
-Rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 25%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.
-3483 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitin 2022 në të gjithë territorin;
-Numri i kilometrave të ndërtuara reabilituara, sistemuara, asfaltuara dhe të pajisura me sinjalistikë rrugore do të arrijë në 602 Km në vitin 2020 nga 308 Km që pritet të ndërtohen deri në fund të vitit 2019
SCAN