Nga kompanitë “offshore” në Shqipëri, 1300 transferta të dyshimta nën hetim

Rrjedhja e miliona dosjeve për kompanitë “offshore” ku vërtetohej se personalitete nga mbarë bota kishin fshehur paratë e tyre ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në shumë vende. Islanda po shkon drejt zgjedhjeve të parakoshme pasi kryeministri i këtij vendi ishte në listat e skandalit “Panama Papers”. Jashtë këtij skandali nuk ka qëndruar as vendi ynë që rezulton me 22 aksionerë të përfshirë, 3 përfitues dhe 2 kompani. Teksa gazetarët vijojnë zbardhjen e miliona dosjeve emri i parë shqiptar ishte ai i biznemsnit Ismail Mulleti.

Por a mbaron me kaq lista e shqiptarëve të përfshirë? Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka mbi 1 mijë raporte të dyshimta  të analizuara vetëm në vitin 2015 arrijmë në konkluzionin se të tjerë emra mund të dalin. Janë shumë çështje në hetim nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit që janë referuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Një pjesë e madhe e këtyre dosjeve, lidhen me transferta të dyshimta nga jashtë. Bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se për vitin 2015 numri më i madh i Raporteve të Aktivitetit të Dyshimtë të shqyrtuara nga DPPP lidhen me transferta që bëhen nga jashtë vendit siç tregohet edhe në dokumentin e mëposhtëm të DPPP.

tipologjite e raporteve te dyshimta

Për vitin që lamë pas, rezulton se në Drejtorinë e Parandalimit të pastrimit të parave janë dorëzuar në total plot 1319 Raporte të Aktivitetit të Dyshimtë, afro 100 më shumë se në vitin 2014 kur u shqyrtuan 1230 të tilla. Këto dosje janë depozituar në pjesën më të madhe nnga bankat, por edhe nga kompani transfertash, zyra të regjistrimit të pasurive, punonjës ligjorë, avokatë, tatimet etj. Bie në sy fakti se nga shoqëri transfertash janë referuar plot 79 dosje. Këto përforcojnë dyshimet se mund të kemi të bëjmë me persona të cilët përmes skemave të ngjashme si ajo e skandalit “Panama Papers” pastrojnë para që mund të jenë burim korrupsioni apo aktiviteti të jashtëligjshëm.

Nga shqyrtimi i këtyre dosjeve, DPPP ka gjetur elemente për veprën e “pastrimit të parave” për 401 dosje të cilat janë referuar në Policinë e Shtetit dhe në Prokurori. Sipas subjekteve që i kanë depozituar, më poshtë renditen raportet e shqyrtuara nga DPPP për 3 vitet e fundit.

raportet e aktivitetit te dyshimte

Sipas të dhënave rezulton se në vitin 2015 janë nxjerrë 47 urdhra bllokimi që kapin vlerën e 16 milionë eurove. Plot 11 milionë euro janë sekuestruar më pas me vendim gjykate. (Oranews)

SHKARKO APP