Nga kryetar bashkie në detyrë të re, Rama firmos emërimin e Gurrës
Ish-kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra është emëruar këtë të enjte me vendim të qeverisë nga vetë kryeministri Edi Rama si Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, duke zëvendësuar në këtë detyrë Egra Ibrahimin.
Në vendimet e publikuara të qeverisë, bëhet me dije se vendimi për largimin nga detyra të Ibrahimit dhe emërimin në vend të saj të ish kryebashkiakut të Librazhdit, Gurrës, është marrë kërkesë të Zv/Kryeministrit, njëherazi Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Egra Ibrahimi mori drejtimin në krye të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve në gusht të vitit 2022 deri në ditën e sotme që u shkarkua dhe në vendin e saj u emërua Kastriot Gurra.