“Nga kush po ruhet?!” Rama me Zahon në Lungomare, forcat të shumta sigurie blindojnë zonën (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, pas një javë shumë të ngjeshur politike, duket se ka zgjedhur qytetin e Vlorës që të relaksohet për fundjavë.
Mëgjithëse është një një pikë shumë kritike për vendin, siç është ajo e përgjigjes së KE-së për hapjen e negocitave me BE-në, kryeministri duket se ka zgjedhur të largojë vëmendjen nga ky moment delikat.
Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama është filmuar së bashku me djalin e tij të vogël Zahon në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, teksa po pi kafe.
Por në pamjet e mbërritura në redaksinë e Faxweb.al, shihet se zona ku po pi kafë kryeministri është rrethuar nga forca të shumta policie, por edhe punonjës të sigurisë të cilët kanë blinduar zonën me makina të Ministrisë së Brendshme.
Madje në videon dëgjohet qartë edhe zëri i një prej punonjësve të sigurisë, i cili nuk lejon që të filmohet në zonën përrreth.
Siç raporton qytetari për Faxweb.al në zonë ndodhen mbi 7 makina me targa të MB që i sigurojnë.
“Rama me Zahon në kafene në Lungomare 7 makina me Targa MB që i “sigurojnë”. Nga kush?!”– shkruan qytetari. /Faxweb.al