Nga Llogaraja deri më sot, ja tre aksidentet e tmerrshme me helikopterë

Aksidenti i sotëm ajror në fshatin Grizhë të Shkodrës, është i disati në 30 vitet e fundit, që ka prekur flotën ajrore të helikopterëve.

Aksidenti më i rëndë është ai i 22 nëntorit 1989, ku dy helikopterë të bazës së Farkës, të cilët ishin me mision shpëtimi në Himarë, gjatë rrugës së kthimit u përplasën në malin e Llogarasë, duke shkaktuar 21 të vdekur, midis tyre personeli i helikopterëve, mjekë të cilët kishin shkuar për të dhënë ndimën e parë, si edhe studentë dhe akademikë të plagosur në aksidentin që përshiu autobusin në ekspeditën e tyre drejt jugut të vendit.

Një tjetër aksident i rëndë, ka qenë ai i 17 korrikut 2006, ku humbi jetën Gramoz Pashko.

Bell 222 i Gardës së Republikës, ku udhëtonin Pashko i plagosur, i biri ra natën në det të hapur ndërsa po i drejtoheshin Italisë. Në këtë aksident humbi jetën edhe personeli i helikopterit si edhe mjekët që shoqëronin Pashkon

Në 26 gusht 2014 në zonën e Dukagjinit një helikopter BO 145 i Ministrisë së Brendshme, u rrëzua në këtë zonë, pasi u qëllua nga kultivuesit e lëndëve narkotike.

6 prill 2016. Një helikopter EC 145 u rrëzua në zonën e Shkodrës, ku përveç pilotit, është ende i paqartë numri i viktimave dhe shkaqet e rrëzimit. opinion.al

SHKARKO APP