Nga Mali në Rinas me dokumente false, arrestohet

 

Ka tentuar, që nëpërmjet falsifikimeve të dokumenteve, shtetas malez është ndaluar nga policia. Kishte tentativë për të hyrë nga pikën kufitare të Rinasit. Siç njofton Policia e Shtetit, i arrestuari është 20-vjeçari Aboubacar Doumbia, lindur e banues në Bamako-Mali.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi me datën 25.11.2015 në orët e mbrëmjes është ndaluar në hyrje në R.SH në P.K.K.Rinas me linjë ajrore, duke paraqitur si dokument udhëtimi në kabinat e kontrollit policor në Rinas, pasaportën e tij maleze me një vizë shqiptare e tipit C me afat vlefshmërie nga data 17.11.2015-16.02.2016 e lëshuar më datë 11.11.2015 nga Konsullata Shqiptare në qytetin e Kajro-Egjipt e dyshuar si e falsifikuar. Policia ka sekuestruar dokumentet e udhëtimit, dhe i është dhënë vendimi për ekspertim teknik të dokumenteve, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit të mëtejshëm.

Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë do ti marrë të gjitha dokumentet, e do ti analizojë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal, i cili është dorëzuar në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në dispozicionin e Prokurorisë.

 

R.Shtylla

SHKARKO APP