Nga njëra krizë në tjetrën, sociologia: Shoqëria ende në luftën për sigurimin e mjeteve bazë jetike

Si është gjendja e qytetarëve shqiptarë në këtë situatë, ku pas tërmetit dhe pandemisë, do të përballen edhe me krizën energjitike? Sociologia Eris Dhamo, thotë se prej dy vitesh punëtorët jetojnë me frikën e largimit nga puna.

”Kemi një rritje të numrit të papunësisë në një pjesë të mirë të sektorëve. Edhe aty kemi kushte jo të mira, orë të zgjatura, të cilat bëjnë një qytetar që ka ngritur duart, nuk ka më mundësi se çfarë mund të bëjë. Nuk ka asnjë model që të reflektojë suksesin”.

Nga ana tjetër, tha u shpreh se shoqëria shqiptarë ende ka mbetur në luftën për sigurimin e mjeteve bazë jetike, ndaj edhe mirëqenia psikologjike është një realitet i largët.

“Te ne mungon perceptimi politik për rrjetat e sigurta, qofshin sociale apo ekonomike. Ne nuk mund të flasim sot për mirëqenie pasi e kemi të vështirë të artikulojmë për dimensionet e mirëqenies. Dimensioni ekonomik është ai më i rëndësishmi. Ne sot nuk kemi një minimum jetik të mbrojtur. Në këtë situatë përballemi me individë që nuk kanë mjetet bazë për sigurimin e jetesës së tyre”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP