Nga padia kundër Izraelit tek organizata FETO në Shqipëri, zbulohet çfarë i kërkoi Erdogan kryeministrit Rama
Jo veç ndalimin e organizatës FETO në Shqipëri, por edhe mbështetje për padinë e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit. Këtë i kërkoi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kryeministrit Edi Rama, në telefonatën që patën mes tyre një ditë më parë. Këtë zbuloi gazetari Sokol Brahaj, duke iu referuar mediave turke dhe analistëve. Sipas tij kjo çështje nuk është bërë e ditur nga presidenca turke.
”Erdogan i ka bërë një telefonatë Ramës dhe kanë biseduar për çështjet rajonale, aktuale politike e të biznesit, por ajo që nuk është shprehur, sipas komentatorëve turq, thuhet që Turqia ka dorëzuar të jetë pjesë e padisë në gjykatën ndërkombëtare kundër Izraelit që ka hapur padinë Afrika e Jugut, dhe ka kërkuar që të jetë pjesë edhe Shqipëria. Mbi 70 shtete ku bën pjesë edhe Spanja, kanë bërë kërkesë që të jenë pjesë e padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit. Erdogan ka kërkuar që Shqipëria të japë suportin e tij si shtet. Shqiptarët kanë jetuar gjenocid në Kosovë dhe e dinë shumë mirë çdo të thotë gjenocid dhe çfarë vuajnë fëmijët e populli. Izraeli po bën gjenocid mbi popullin palestinez dhe ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Rama e Shqipërisë”,-thotë gazetari Brahaj.
Sa i takon pengimit të organizatës FETO në Shqipëri, kjo është një kërkesë e vijueshme e presidentit turk, por tani në gusht është një paralajmërim në prag të vitit të ri shkollor, për të mos çuar fëmijët në këto institucione. Shqipëria ka mbyllur disa institucione turke, me pretekste të ndryshme jo si pjesë e FETO-s se në vendin tonë nuk njihet si organizatë terroriste. Organizata FETO në Turqi konsiderohet si organizatë terroriste dhe cilësohet si një ndër krimet më të rënda, ndërsa çdo ditë ka arrestime.